Kuvendi sot në seancën e fundit/ Nga votimi për anëtarin e ri të ‘Kushtetueses’, te kryetari i autoritetit të dosjeve

Kuvendi sot në seancën e fundit/ Nga votimi për anëtarin e ri të ‘Kushtetueses’, te kryetari i autoritetit të dosjeve

Kuvendi i Shqipërisë mbylli punimet mbrëmë në orën 23:00 dhe do të vijojë sot seancën plenare në orën 10:00, ku do të diskutohen një sërë projektligjesh.

Kuvendi mbyll sesionin dhe për këtë arsye pritet që seanca të zgjasë pasi janë një sërë projektligjesh që pritet të kalojnë.

Ndër më kryesoret është edhe zgjedhja e kryetarit të Autoritetit të Dosjeve, zgjedhja e Avokatit të Popullit, si edhe anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese, pikë e cila pritet të sjellë debate në Kuvend.

Opozita ka kundërshtuar zgjedhjen e Ardian Dvoranit. Grupi i Enkelejd Alibeajt pritet që mos të marrë pjesë në votim, ndërsa Grupi i Sali Berishës kundërshton zgjedhjen e tij duke thënë se Dvorani është simbol i korrupsionit dhe jo “kampion i drejtësisë”.

Seanca e djeshme nisi në orën 15:00 teksa u pasua nga debate të forta mes deputetëve të PD dhe kryeparlamentares Lindita Nikolla.

Kjo pasi, Flamur Noka kërkoi vendimin për largimin e tij nga grupi parlamentar i PD-së. Për disa minuta Noka bllokoi foltoren, çka solli më pas dhe përjashtimin e tij nga seanca.

Rendi i ditës

1. Projektligj “Për Policinë Bashkiake”

2. Akt normativ nr.17 datë 1.12.2022 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar

3. Projektligj “Për aderimin në iniciativën e përbashkët për Rregulloren e Brendshme për Shërbimet të Organizatës Botërore të Tregtisë”

4. Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huas në Republikën e Shqipërisë””

5. Projektligj “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë”

6. Projektligji “Për titujt e nderit dhe titujt vendorë të nderit në Republikën e Shqipërisë”

7. Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.105/2014, “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik”, të ndryshuar;

8. Projektligj “Për disa ndryshime në ligjin nr.8378, datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë””

9. Akt normativ nr.18, datë 9.12.2022 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9880, datë 25.2.2008,”Për nënshkrimin elektronik”, të ndryshuar

10. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes sektoriale, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Evropian, që përcakton dispozitat e menaxhimit dhe zbatimit të asistencës financiare të Bashkimit Evropian për Republikën e Shqipërisë, në kuadër të programit për zhvillimin rural të instrumentit për asistencën e paraanëtarësimit (IPARD III)

11. Projektligj “Për krijimin e kontributit të solidaritetit gjatë kohëzgjatjes së periudhës së krizës energjitike”

12. Projektvendim “Për zgjedhjen e Kryetarit të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të shtetit”

13. Projektvendim "Për emërimin e një anëtari të Bordit të Entit Rregullator të Energjisë Elektrike"

14. Projektvendim “Për disa ndryshime në strukturën organizative të Inspektorit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave”

15. Projektvendim “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil”, i ndryshuar

16. Projektvendim "Për emërimin e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese"

17. Projektvendim “Për zgjedhjen e Avokatit të Popullit”

18. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës(60’)

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy