Dialog gjyqësor për siguri juridike, bashkëpunim mes Gjykata Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë

Dialog gjyqësor për siguri juridike, bashkëpunim mes Gjykata Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë dhe Gjykata e Lartë e Shqipërisë zhvilluan një takim të përbashkët me synimin për të forcuar dialogun gjyqësor dhe për të konsoliduar më tej kulturën juridike ndërmjet dy institucioneve.

 

Në fjalën e saj, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji, vuri në dukje rëndësinë e këtij bashkëpunimi për garantimin e koherencës në jurisprudencë dhe rritjen e sigurisë juridike. 

 

Ajo theksoi se shkëmbimi i praktikave gjyqësore ndihmon në shmangien e interpretimeve të ndryshme, në qartësimin e standardeve për gjykatat më të ulëta dhe në mbrojtjen efektive të të drejtave themelore të individit.

 

Nga ana e tij, kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, u shpreh se kufijtë ndërmjet dy gjykatave përcaktohen nga mënyra e ushtrimit të kompetencave të tyre. Ai nënvizoi se respektimi i roleve përkatëse është thelbësor për ruajtjen e ekuilibrave institucionalë dhe për forcimin e besimit të publikut në sistemin e drejtësisë.

 

Gjatë takimit, gjyqtarët Marjana Semini dhe Asim Vokshi referuan mbi standardin kushtetues të arsyetimit të vendimeve gjyqësore dhe mbi parimin e sigurisë juridike. Diskutimet mes anëtarëve të të dyja gjykatave u zhvilluan në mënyrë aktive, duke nxitur një shkëmbim të dobishëm përvojash dhe qasjesh profesionale.

 

Ky aktivitet u mbështet nga Këshilli i Evropës në kuadër të projektit D-REX III, ku u theksua se, pavarësisht roleve të ndryshme, të dyja gjykatat ndajnë përgjegjësinë për të garantuar që drejtësia jo vetëm të zbatohet, por edhe të perceptohet si e drejtë dhe e besueshme nga qytetarët.

 

Në këtë kuadër, Gjykata Kushtetuese mbetet e përkushtuar për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së drejtësisë në vend.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy