Basha takim me përfaqësues të Dhomës Amerikane të Tregtisë: Në Shqipëri trajtim i pandershëm i investitorëve

Basha takim me përfaqësues të Dhomës Amerikane të Tregtisë: Në Shqipëri trajtim i pandershëm i investitorëve

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuesit e Dhomës Amerikanë të Tregtisë, me të cilët thonë se u diskutua në lidhje me krizën ekonomike dhe në veçanti domosdoshmëria për të përmirësuar klimën e biznesit.

"Sot pata kënaqësinë të pres përfaqësuesit e Dhomës Amerikane të Tregtisë – AmCham, z. Enio Jaco President i Bordit, Z. Alex MacFarlane Atasheu i Seksionit për Çështjet Politike & Ekonomike në Ambasadën e SHBA-së, Z. Reshard Këlliçi Sekretar i Bordit dhe znj. Eni Xheko Anëtare e Bordit. Në qendër të diskutimit ishte kriza ekonomike dhe në veçanti domosdoshmëria për të përmirësuar klimën e biznesit, dhe tërheqjen e investimeve të huaja të cilat lidhen direkt me punësimin”, citohet nga mesazhi i Bashës.

Ai theksoi se lufta kundër monopoleve dhe trajtimit të pandershëm të investitorëve në Shqipëri, lufta kundër korrupsionit dhe klientelizmit, sundimi i ligjit dhe siguria juridike, janë disa nga sfidat jetike para të cilave ndodhet vendi dhe ekonomia.

Në takim diskutuam edhe mbi pasojat e Covid-19 në ekonominë shqiptare. Aksesi në likuiditet, lehtësimi i barrës fiskale për bizneset dhe mbështetja ndaj tyre për të ruajtur vendet e punës, janë ndër kërkesat e kahershme të AmCham dhe çështje prioritare të platformës tone”, tha Basha.

Sipas tij, PD mbështet propozimet e bëra publike të Dhomës Amerikane të Tregtisë – AmCham drejtuar qeverisë shqiptare, duke i konsideruar ato të drejta dhe të duhura për t’i dhënë përgjigje sfidës së përballimit të pandemisë ekonomike dhe rivitalizimin e ekonomisë në të ardhmen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy