Berisha: Të hënën të gjithë para Parlamentit, të kalojmë nga beteja në betejë

Berisha: Të hënën të gjithë para Parlamentit, të kalojmë nga beteja në betejë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në mbyllje të fjalimit të tij ka njoftuar se ditën e hënë, që do të zhvillohet seanca plenare, ku të gjithë protestuesit do të zhvendosen përpara Parlamentit.

Ai tha se nuk i ndalon dot asgjë dhe se asgjë nuk mund të na pengojë në këtë rrugë. Sipas tij, populli i protestës, të gjithë duhet të bashkohen të kalojnë nga beteja në betejë deri në fitoren tonë përfundimtare.

Jemi në një mision të shenjtë kundër një shteti që sillet më keq se çdo pushtues osman, nazist, fashist, diktaturë që ka njohur Shqipëria gjer më sot. Edi Ramës ia kemi prerë biletën, kthim pas nuk ka! Misionarë si ne, nuk i ndalon dot asgjë! Ne kemi të vërtetën, ne kemi idealet, ne kemi dashurinë tonë për këtë vend dhe për këtë tokë. Ne kemi besnikërinë tonë ndaj miqve tanë. Ne, asgjë nuk mund të na pengojë në këtë rrugë.

Edi Rama e ka shndërruar parlamentin në një turp të historisë tonë kombëtare, më keq se parlamenti i Putinit dhe Lukashenkos. Aty ai shfrytëzon çdo mekanizëm për të përjashtuar përfaqësuesit tuaj nga përmbushja. Dita e hënë është ditë parlamenti. Revolucioni na fton, të gjithë para parlamentit.

Populli i protestës, populli i fitores, të gjithë të bashkohemi të kalojmë nga beteja në betejë deri në fitoren tonë përfundimtare. Edi Rama, harroje se mund të përjashtosh këtë popull nga vota dhe zgjedhjet. Së fundmi, edhe njëherë, një mirënjohje të pakufishme për ju në këtë shesh. Ju ftoj të vazhdojmë marshin e lirisë, të vazhdojmë marshin e fitores!

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy