Kalon për gjykim dosja penale kundër ish-kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro. Akuzohet për tjetërsim pronash në bregdet në favor të bashkëshortit të deputetes Olta Xhaçka. Ndërkohë pranimi i gjykimit të shkurtuar nga ana e tij, sipas sekretarit të Omonias Marin Suli është taktikë për të mbrojtur bashkëpunëtorët.



