
Menjëherë pas vendimit të KQZ, ka reaguar edhe deputeti i PDIU-së Aqif Rakipi, i cili e quajti të turpshëm vendimin për heqjen e mandatit të tij.
Rakipi akuzoi drejtpërdrejt Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se mori një vendim jo transparent dhe me dyer të mbyllura.
Reagimi për Oranews erdhi pak minuta pasi KQZ mori vendim me 5 vota për të shpallë të pavlefshëm dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit të deputetit, për Gledion Rehovica dhe Aqif Rakipin.



