Analistja Anduena Llabani e konsideroi si të paprecedentë vetëvrasjen e 63-vjeçarit Pal Trashaj, i cili piu fostoksinë para godinës së SPAK.

Llabani tha që i ndjeri duhet të ishte pritur nga oficerët e SPAK, dhe nuk duhej lënë jashtë në kushtet e një tronditje kaq të madhe psiqike.
Llabani beson se ai ka shkuar në SPAK për të denoncuar diçka dhe mund të ketë pasur informacione.
"Pal Trashaj se mori kurrë garancinë nga SPAK-u për problemin që kishte. Është një rast i paprecedentë. Ne kemi parë në dyert e SPAK-ut qytetarë që kanë kaluar çdo cak. Ne kemi dy anët e medaljes, deklaratën e të ndjerit, dhe veprimet që janë ndjekur nga SPAK-u. Edhe pse s’ka qenë një kompetencë, ndaj tij duhet të çohej një oficer, të dëgjohej qytetari. Në këtë rast s’është dëgjuar qytetari. A duhet të ketë një zyrë shtypi ku të presë edhe këta qytetarë? Ai njeri s’u fut brenda. Ai njeri u la jashtë. Aq më shumë nëse ka patur një tronditje kaq të madhe psiqike. Një oficer është edhe njeri, s’është gur. Ky njeri ka shkuar në SPAK për të denoncuar diçka, që janë përmbarues, banka, gjyqtarë, që janë bashkë. Edhe nëse s’kishte mundësi Altin Dumani, ka njerëz të tjerë që mund ta prisnin dhe t’i merrnin deklaratën. Mbase është pak e rëndë që e ka vrarë SPAK-u, por ky rast do jetë i paprecedentë dhe uroj të mos ketë efekt zinxhir, sepse sa njerëz kanë halle të tilla. Djali i të ndjerit ka thënë që edhe mua që punoja në administratë më bllokuan pagën minimale. Jam e sigurt që informacionet që ky njeri ka pasur...Jam e bindur që ai s’ka shkuar fluturimthi në SPAK, pa ditur që në SPAK ka pasur një hetim. Drejtuesi i BSH është pyetur në SPAK, që disa nga këto kompani që kanë dhënë mikrokredi...Zyrtarisht kemi viktimën e parë të mikrokredive.”



