Lleshaj viziton policët e dëmtuar në protestë: Shkelësit e ligjit ngritën dorën ndaj policisë

Lleshaj viziton policët e dëmtuar në protestë: Shkelësit e ligjit ngritën dorën ndaj policisë

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka vizituar gjashtë efektivët e plagosur në protestën e sotme para Parlamentit.

Në mjediset e Spitalit Ushtarak, ku po marrin mjekim 6 efektivët e policisë, por edhe protestues të lënduar, Lleshaj tha se konflikti i krijuar ditët e fundit nuk duhet të përfshijë punonjësit e policisë.

“Në një ditë të tillë krejt normale na ndodhin ngjarje anormale. Njerëz që në shkelje të ligjit ngrenë dorën ndaj policisë. Qëllimi i ardhjes time është të shpreh solidaritetin me punonjësit e policisë. Konflikti nuk ka arsye të spostohet drejt policëve të rendit”, tha ai.

Lleshaj vizitoi edhe një prej protestuesve të lënduar, por nuk pranoi të bënte komente për kauzën e protesës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy