Gazetari Xhevair Zhabina në emisionin Fact Check ka komentuar arrestimin e Fredi Belerit për të cilin u shpreh se duket dosje e vështirë pasi dhe veprimet janë bërë brenda disa ditësh.
Ai tha se ajo që sheh nga dosja është se Beleri nuk është i përfshirë vetë në shpërndarjen e parave, por janë bashkëpunëtorët e tij që e kanë bërë dhe korrupsioni është pak vështirë për tu vërtetuar.
Kjo historia që ishte bashkëpunëtori, e merr përsipër dikush tjetër, kemi pasur dhe raste të tjera që prokuroria ka dështuar të vërtetojë korrupsionin. Megjithatë fakti është se Beleri ka qenë aktiv deri ditën e zgjedhjeve, por do ishte interesante nëse prokuroria dhe policia do e kapnin në flagrancë atë duke shpërndarë para. Përgjimi është një indicie që të çon te prova, por këtu jemi vetëm në kuadrin e një premtimi, fakti është se ai nuk ka shpërndarë dokumente greke, më duket pak e vështirë dhe mendoj se ka qenë në kuadrin e premtimeve elektorale që ka bërë.
Por a ka ndikuar kjo te rezultati në Himarë, mendoj se jo sepse zgjedhësit kishin kohë dhe do kishin votuar ndryshe nëse do donin, Himara është gjithmonë interesante sa i takon zgjedhësve. Mendoj se do kemi ndryshim të masës së sigurisë, ndoshta në arrest shtëpie dhe pastaj detyrim paraqitje dhe automatikisht ai do vazhdojë të ushtrojë detyrën kryebashkiakut.



