Deputeti i Partisë së Lirisë, Edmond Haxhinasto, ngre zërin kundër kushteve të padenja në të cilat mbahet në paraburgim presidenti i partisë së tij, Ilir Meta. Sipas tij, trajtimi i Metës është i motivuar politikisht, ndërsa komenton edhe reformat e nisura si ajo elektorale dhe territoriale, për të cilat thotë se do të miratohen pa konsensus nga maxhoranca.



