Mattarella pret Nishanin: Italia, mbështetje në hapjen e negociatave

Mattarella pret Nishanin: Italia, mbështetje në hapjen e negociatave

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në kuadrin e vizitës zyrtare në Republikën Italiane u prit sot në Pallatin Quirinale nga Presidenti italian, Sergio Mattarella.

Pas përshëndetjeve dhe ceremonive të rastit, të dy Presidentët zhvilluan një takim kokë më kokë dhe më pas kryesuan takimin e zgjeruar mes dy delegacioneve.

Presidenti Nishani në fjalën e tij theksoi marrëdhëniet e bashkëpunimit dhe të partneritetit mes dy vendeve dhe mirënjohjen e thellë të Shqipërisë dhe shqiptarëve për gjithshka Italia ka bërë për t’i ndihmuar në kapërcimin e ditëve të vështira të pas rënies së regjimit komunist dhe vendosjes së demokracisë, dhe veçanërisht në hapat e para të konsolidimit të shtetit të së drejtës, ku një rol të rëndësishëm ka luajtur agjencia Kooperacionit Italian për Zhvillim.

“Asistenca e gjithanshme dhe e parkursyer e Italisë për Shqipërinë dhe shqiptarët jo vetëm që ka ndihmuar në konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe të institucioneve demokratike në Shqipëri, por ka forcuar edhe më shumë miqësinë mes dy popujve tanë.”  u shpreh Nishani

Presidenti Nishani shprehu  mirënjohjen edhe për mbështetjen e vyer që Italia i ka dhënë Shqipërisë në kuadër të integrimit në strukturat euroatlantike dhe evropiane. “Mbështetja e Italisë për progresin e Shqipërisë drejt aderimit në Bashkimin Evrpopian është e pazëvendësueshme dhe jemi besimplotë se edhe në kuadrin e vendimit të hapjes së negociatave të aderimit në Union kjo mbështetje do të jetë shumë domethënëse.” u shpreh Presidenti Nishani.

Të dy bashkëbiseduesit i kushtuan vemendje të veçantë bashkëpunimit në fushën e drejtësisë, zhvillimeve rajonale, si dhe sfidave dhe kërcënimeve nga flukset e paprecedenta migratore dhe terrorizmi e ekstremizmi i dhunshëm.

Presidenti italian Mattarella e siguroi Presidentin Nishani për vijimin e mbështetjes së drejtpërdrejtë të Italisë për Shqipërinë në të gjitha aspektet, veçanërisht në kuadrin e integrimit evropian dhe hapjes së shpejtë të negociatave të aderimit në BE.

Në kuadrin e vizitës zyrtare në Romë, Presidenti Nishani, zhvilloi takime edhe me Presidentin e Senatit italian, Pietro Grasso, si dhe Kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Senatit, Pier Ferdinando Casini, me të cilët bisedoi për forcimin e mëtejshëm të miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy vendeve, duke përfshirë dhe dimensionin parlamentar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy