Energjia e prodhuar, Rama-gazetarëve: Nuk keni kapacitet të lexoni shifrat

Energjia e prodhuar, Rama-gazetarëve: Nuk keni kapacitet të lexoni shifrat

Kryeministri Rama nuk pranoi të analizonte shifrat lidhur me energjinë e prodhuar në vend dhe atë të eksportuar gjatë muajve të fundit. Në emisionin “Të Paekspozuarit”, pyetjes së gazetarit Andi Tela, Rama iu përgjigj duke thënë se nuk shifrat mund t’i analizojnë siç duhet vetëm profesionistët e fushës.

Nuk keni kapacitet të lexoni shifrat. Nuk u jap dot përgjigje sfidave tuaja të realizuara mbi folklor. Nuk bëjnë një dhe një dy në interpretimin e shifrave. Je marrë me diga ndonjëherë? Ke menaxhuar diga? Ke shitur energji? Ke bërë studim? Flisni për gjëra që dini. Këto janë gjëra teknike fare. Kriza e energjisë, e sheh ca bëhet nëpër botë. E shihni që janë rritur çmimet në Itali e Greqi. Nuk është çështja nga çfarë varen ata, por nga çfarë jemi ne. Mos më diskutoni mua sikur jam drejtori i KESH-it. Këto pyetje nuk bëhen në tavolina ku ftohet kryeministri për intervistë. Kryeministri pritet çfarë natyre ka kjo krizë dhe çfarë do të bëhet për ta adresuar. Me këtë rast njerëzit mësojnë që do të ndërtohen dy parqe fotovoltaike. Projektet kanë nisur dhe janë në fazat e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy