Tabaku: Rama dogji ligjet duke ia ofruar në pjatë të florinjtë 400 mln euro mafies së inceneratorëve

Tabaku: Rama dogji ligjet duke ia ofruar në pjatë të florinjtë 400 mln euro mafies së inceneratorëve

Çështja e inceneratorëve është kthyer sërish në qendër të vëmendjes nga nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.

Ndërkohë që një ditë më parë kryeministri Edi Rama u dha ultimatum kryebashkiakëve të pastrojnë mbetjet, Tabaku shprehet se kreu i qeverisë dogji ligjet dhe Kushtetutën duke ia ofruar në pjatë të florinjtë 400 mln euro Mirel Mërtirit dhe mafies së inceneratorëve

Një  kryeministër që drejton një shtet të kapur shndërrohet në mburojën politike të atyre qe marrin kontrata nga pushteti. U dogjën plehrat në Fier, Durrës e Kavajë për të furnizuar me kontrata të majme pronarin e Inceneratorëve.

U mbuluan qytetet e mëdha të Shqipërisë nga tymi plehrave. U rritën tarifat e pastrimit në Tiranë, Durrës, Kavajë e Shijak. Dje doli përsëri dhe deklaroi që do të rrisë përsëri tarifat e pastrimit, që t’i çojë para inceneratorëve.

Prandaj i njëjti person dogji ligjet dhe kushtetutën duke ia ofruar në pjatë të florinjtë 400 mln euro përmes 3 kontratave korruptive Klodian Mirel Mërtirit të inceneratorëve. Aq frikë saqë vonon dhe ngritjen e Komisionit Hetimor të inceneratorëve me lloj-lloj pretekstesh. Kjo është kapja e shtetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy