Ndërpritet puna e përfaqësive diplomatike të Shqipërisë në disa vende

Ndërpritet puna e përfaqësive diplomatike të Shqipërisë në disa vende

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shqiptare, ka njoftuar sot se për shkak të kushteve të vështira klimatike dhe situatës nga pandemia COVID-19, do të ketë kufizime apo ndërprerje të punës në përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë në Stamboll, Ankara, Mynih, Romë dhe Athinë.

Sipas autoriteteve, në disa prej shteteve të përmendura më lart, kufizimet apo ndërprerja e punës vijnë edhe si shkak i vendimit të qeverive përkatëse, për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia dhe kushtet e vështira klimatike.

MEPJ i lutet qytetarëve që në raste emergjencash, të kontaktojnë në numrat e posaçëm të përfaqësive diplomatike:

Stamboll: +905459461456

Ankara: +905449622617

Mynih: +4915237913997

Romë: +393420498192

Athinë: +306941658183

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme thekson se mbetet e angazhuar për t’ju përgjigjur qytetarëve në kohë reale. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy