Gjykata e Posaçme në Hagë liron nga burgu Nasim Haradinajn

Gjykata e Posaçme në Hagë liron nga burgu Nasim Haradinajn

Gjykata e Posaçme e Kosovës me seli në Hagë, shpalli sot vendimin për lirimin me kushte nga burgu të ish zëvendës kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, që po vuante një dënim për “pengim të drejtësisë”.

Në muajin maj të vitit 2022, zoti Haradinaj së bashku me ish kryetarin e Organizatës së Veteranëve, Hysni Gucati u dënuan me nga katër vjet e gjysmë heqje lirie.

Në tetor të këtij viti, gjykata liroi zotin Gucati, ndërsa la në shqyrtim kërkesën për zotin Haradinaj, lirimi i të cilit u publikua sot, njofton VOA.

Në një njoftim të Gjykatës së Posaçme, thuhet se kryetarja e saj Ekaterina Trendafilova vendosi lirimin e tij pasi “konstatoi se z. Haradinaj pati mundësi të reflektonte për veprimet e veta gjatë mbajtjes së tij në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe në bazë të raportit ai kishte respektuar rregullat e objektit të paraburgimit gjatë muajve të fundit. Gjithashtu, Kryetarja mori parasysh pendesën e z. Haradinaj dhe zotimin e tij se nuk do të përfshihej në veprime të tjera që mund të karakterizoheshin si vepra penale kundër administrimit të drejtësisë dhe se do t’i përmbushë të gjithë kushtet e përcaktuara për lirimin e tij”, thuhet në vendim.

Po ashtu në vendim theksohet se nëse Nasim Haradinaj nuk përmbush cilindo prej kushteve të përcaktuara, vendimi do të anulohet.

Të dy ish udhëheqësit e Organizatës së veteranëve të Luftës u arrestuan më 25 shtator të vitit 2020 pasi organizata tha atë muaj se kishte marrë nga persona të panjohur mijëra dosje të Gjykatës së Posaçme, që dëshmojnë për bashkëpunim të saj me autoritetet e Beogradit dhe për siç thuhet, karakterin e saj të njëanshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy