Thirrje në Gjermani: BE të hapë negociatat me Shqipërinë (VIDEO)

Thirrje në Gjermani: BE të hapë negociatat me Shqipërinë (VIDEO)

Këshilli gjerman për politikat e jashtme kërkon nga BE, hapjen e negociatave me Shqipërinë. Përmes një raporti, ky këshill jep arsyet  për këtë thirrje teksa akuzon opozitën shqiptare si penguese të Shqipërisë në rrugën drejt BE

Pak javë nga dita në të cilën Shqipëria pret, hapjen ose jo të negociataveme BE, këshilli gjerman për politikat e jashtme, ka publikuar një raport në të cilin theksohet se pse duhet votuar pro Shqipërisë. Sipas këtij raporti, Shqipëria pavarsisht shumë sfidave të rëdësishme me të cilat përballet, ka avancuar shumë më tepër së çdo vend tjetër në rajon në rrugën drejt BE, ku një ndër reformat më të rëndësishme është ajo në drejtësi.

“Duhet të pranojmë se asnjë vend tjetër në rajon nuk ka bërë një përpjekje serioze për të reformuar rrënjësisht sistemin e drejtësisë. Ky është një proces i pandalshëm dhe që krijon themelin për sukses në fusha të tjera kyçe, siç është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar” “Një “jo” nga Berlini jo vetëm që do të destabilizonte Shqipërinë, por do të kishte një ndikim negativ në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor – dhe kështu do të kundërshtonte interesat e sigurisë të Gjermanisë. Në të kundërt, një “po” do të ishte një sinjal i qartë se Gjermania dhe BE, po shpërblejnë përpjekjet e Shqipërisë për të reformuar, edhe pse ende duhet të kapërcejnë shumë pengesa përpara pranimit”, thuhet në raport.

Teksa nënvizohet se shqipëria është një nga vendet properëndimore, që duhet shpërblyer për qasjen e saj në aprovimin e politikave të BE dhe kundër flirtimeve me Rusinë, siç ndodh me Serbinë. Gjithashtu ky këshill sheh aprovimin për hapjen e negociatave, si një mundësi për zgjidhjen e çështjes së azilkërkuesve, pasi pranimi i Shqipërisë do të përkthehet në një perspektivë edhe më të qartë për rininë shqiptare.

Në raport gjithashtu përmendet edhe edhe kriza politike në vendin tonë, ku kryesisht sulmohen bojkotet parlamentare dhe protestat e zhvilluara kohët e fundit.

“Ajo që mungon është një kulturë politike që njeh kompromiset jo si një dobësi, por si një element qendror i demokracisë. Në të kaluarën, kjo ka zvarritur reformat dhe pengoi funksionimin e institucioneve demokratike. Për shembull, në vitin 2017, PD bojkotoi punën parlamentare për disa muaj, një mekanizëm i përbashkët për debatin politik në Shqipëri”, thuhet ndër të tjera në këtë raport.

Vendet e BE do të votojnë në muajin qershor, për të vendosur nëse do të hapen ose jo negociatat me Shqipërinë. Për t'u nënvizuar është se nga 27 vende të Bashkësisë europiane do të mjaftonte një votë kundër për zbehur ëndrrën e shqiptareve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy