“Në Foltore mblidhen të pagdhendurit e shoqërisë”, Nishani: Nuk e njoh veten për të pagdhendur

“Në Foltore mblidhen të pagdhendurit e shoqërisë”, Nishani: Nuk e njoh veten për të pagdhendur

“Në Foltore mblidhen të pagdhendurit e shoqërisë”. Kështu tha disa ditë më parë gazetari Mustafa nano teksa komentonte Foltoret e Sali Berishës.

Por deklaratës së tij nga emisioni “Të Paekspozuarit” në MCN TV, politikani Bujar Nishani iu përgjigj duke thënë:

“Unë nuk e njoh veten për të pagdhendur. Unë jam pjesë e atyre që janë mbledhur në Foltore. E kam mbështetur si proces që nuk fillon dhe mbaron tek fjalimet e Berishës. Unë e shikoj këtë proces si një proces që duhet të sjellë përmbysje totale që nga mënyra se si duhet të mendojnë. Për mua është i rëndësishmën fillimi i procesit, që e filluan dhe të tjerë dhe nuk e ndezën dot, përfshirë dhe mua.

Ndërkohë Çani shtoi se nuk mund të gjykosh dhe të fyesh njerëz që shkojnë atje, pasi nuk janë të detyruar të shkojnë atje

“Nuk mund të gjykosh dhe të fyesh njerëz që shkojnë atje. Ata nuk janë të detyruar të shkojnë atje. Muç Nano është një antiberishë i tërbuar. Kjo që thotë Nano nuk është e re, do ishte çudi të thoshte të kundërtën. Vetëm në Shqipëri vidhen zgjedhjet por këtu nuk ka sondazhe. Këtu edhe kur bëhet ndonjë sondazh njerëzit thonë e bëri ky e bëri pronari i televizionit. Në një vend normal ky debat nu do ishte fare nëse një sondazh do nxirrte Bashën fitues 95%. Jemi ku thërret qameti”, tha Nishani.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy