Flamuri “Autoctonous” gjatë vizitës së Kurtit në Tetovë/ Pendarovski: Të dënohen organizatorët!

Flamuri “Autoctonous” gjatë vizitës së Kurtit në Tetovë/ Pendarovski: Të dënohen organizatorët!

Pas shfaqjes së flamurit “Autoctonus”, Presidenti i Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski, ka kërkuar nga organet kompetente që organizatorët e pritjes së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dje në Tetovë dhe Çair të dënohen.  

“Organizatorët e tubimeve publike në Tetovë dhe Çair duhet të sanksionohen ligjërisht për shkeljen e dispozitave ligjore për përdorimin e flamurit dhe himnit shtetëror dhe flamujve dhe simboleve të komuniteteve, duke injoruar plotësisht simbolet e shtetit. Lidhur me këtë, kërkoj nga organet kompetente që të kryejnë sa më shpejt procedurat e parapara”, thuhet në reagimin e tij në Facebook.

Sipas tij, pika kryesore e një ikonografie provokuese nacionaliste “që promovon ide shoviniste madhështore përfaqëson nxitjen e urrejtjes dhe intolerancës etnike, që pa mëdyshje sulmon parimet dhe vlerat themelore të Traktatit Kornizë dhe konceptin e Maqedonisë si shtet multietnik”.

“Mënyra e realizimit të idesë së riemërtimit të rrugës në komunën e Çairit është në kundërshtim me parimin e debatit demokratik dhe respektimit të trashëgimisë historike të të gjitha komuniteteve në vend”, potenoci ai.

Në këtë drejtim, Pendarovski ka theksuar se pret që shërbimet kompetente inspektuese të kontrollojnë nëse vendimi është respektuar parimi i shumicës së dyfishtë, “i cili duhet të përfshijë votat e komuniteteve jo shumicë në atë komunë”.

Të shtunën edhe zyra e kryeministrit maqedonas, Dimitar Kovaçevski, dënoi shfaqjen e flamurit “Autoctonus”, që u pa në koncertin e organizuar nga Komuna e Tetovës për nder të vizitës së Kurtit, duke thënë se një gjë e tillë është në kundërshtim me ligjet e këtij vendi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të premten ka vizituar Maqedoninë e Veriut, përkatësisht dy komunat e banuara me shumicë shqiptare – Çair dhe Tetovë.

Kurti nuk u takua me liderët e partive më të mëdha shqiptare atje, të cilit janë pjesë e ekzekutivit maqedonas, specifikisht me Ali Ahmetin,  liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Arben Taravari, kryetarin e Aleancës Shqiptare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy