Basha takon ministrin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut: Së shpejti, bashkë drejt anëtarësimit në BE

Basha takon ministrin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut: Së shpejti, bashkë drejt anëtarësimit në BE

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani ku kanë diskutuar për sfidat aktuale që po kalojnë dy vendet në përballimin e pandemisë.

Basha tha se është obligim moral i qeverisë shqiptare që të bashkëpunojë me shqiptarët kudo ku ndodhen ndërsa shtoi se e veçanta  e vizitës së sotme qëndron te fakti se Bujar Osmani është ministri i parë i Jashtëm nga Shqipëria që viziton vendin tonë.

Folëm për sfidat aktuale që po kalojmë në përballimin e pandemisë dhe nevojë për ta thelluar bashkëpunimin dhe për të vazhduar rolin si dy shtete që janë përkrah në rrugën drejt NATO-s dhe së shpejt do të jenë përkrah në anëtarësimin drejt BE.

Është një obligim moral dhe kushtetues i republikës së Shqipërisë për shqiptarët kudo ku ndodhen.  Sot është një ditë e veçantë sepse mirëpresim ministrin e parë të Jashtëm shqiptar në Maqedoninë e Veriut”, tha Basha.

Nga ana e tij, ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmanin, tha pas takimit se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë kaluar në nivelin e një miqësie të përhershme dhe mbështetjeje të ndërsjellë.

Sipas kryediplomatit maqedonas, ka dhe një afërsi mes njerëzve të të dyja vendeve, bizneseve, institucioneve dhe padyshim edhe partive politike.

Raportet tona ndërshtetërore moti kanë kaluar nivelin e fqinjësisë së mirë, por janë shndërruar në një partneritet, miqësi të përhershme, një mbështetje të ndërsjellë, që tejkalon kufijtë e komunikimit zyrtar, por ka një afërsi mes njerëzve, në dy anët e kufirit, ndërmjet bizneseve, ndërmjet sektorit civil, por natyrisht edhe institucioneve e partive politike, dhe gjithë kjo në interes të bashkëpunimit bilateral, por edhe impaktit rajonal që ky bashkëpunim reflekton më tej, dhe aspiratave tona evropiane”, u shpreh Osmani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy