Duka: Kryeministri të plotësojë kërkesat e protestuesve, qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor

Duka: Kryeministri të plotësojë kërkesat e protestuesve, qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, kërkon që Kryeministri Edi Rama të plotësojë kërkesat e protestuesve për t’i dhënë zgjidhje situatës.

 

Duke folur për “MCN Live”, ai deklaroi se duhet të largohet qeveria aktuale, të krijohet një qeveri kujdestare, të rishikohet Kodi Zgjedhor dhe të hyjnë të gjitha palët në zgjedhje në kushte të barabarta.

 

Të largohet qeveria aktuale, të krijohet qeveri kujdestare, të rishikohet Kodi Zgjedhor. Me lista të hapura dhe me një listë për të gjithë Shqipërinë. Duhet të shihet sepse ky sistem zgjedhor nuk bën. Më pas të rishikohen mandatet e deputetëve, Kryeministrave se ne po vuajmë nga qëndrimi autoritar për shkak të qëndrimit të gjatë në pushtet. Natyrisht që ndryshimi bëhet me votë. 

 

Kryeministri po mban qëndrim të gabuar se ka pasur mundësi të dialogojë që para pesë muajve kur filluan protestat. Dialogu bëhet dhe me përgjigje me konferenca shtypi dhe t’iu përgjigjet kërkesave të studentëve, a është akord për qeveri kujdestare, të ndryshohet Kodi Zgjedhor. A është dakord me listat e hapura? Nëse nuk do dialog ballë për ballë, të përgjigjet në konferencë. Sa më shumë zgjat ky problem, majiset më shumë. 

 

Edhe reagimi i fundit i zotit Veliaj është një minus i madh i Kryeministrit dhe mendoj se ka ardhur koha ta marrë seriozisht këtë punë, se nuk bëhet fjalë vetëm për karrigen e Kryeministrit, por për fatin e të gjithë vendin. Qeveria kujdestare duhet të kujdeset për zgjedhjet, të ndryshojë Kodi Zgjedhor dhe të hyjmë në garë në mënyrë të barabartë. Nëse pranohet edhe kufizimi i mandateve, atëherë dhe dy liderët e dy partive të mëdha opozitare, iu ndalohet mundësia për të qeverisur në të ardhmen. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy