Mërtiri: Berisha një vit në shtëpi kot, ndenji në ‘arrest shtëpie’ për mendtë e kokës

Mërtiri: Berisha një vit në shtëpi kot, ndenji në ‘arrest shtëpie’ për mendtë e kokës

Sali Berisha u paraqit sot paradite në SPAK, duke respektuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për t’u paraqitur dy herë në muaj për akuzat e ngritura ndaj tij për dosjen “Partizani”.

Analisti Ergys Mërtiri në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV u shpreh se Berisha është në paradoks gjatë gjithë kohës dhe bënë këto shfaqje.

Ai tha se Berisha u nënshtrua dhe prandaj bën këtë shfaqje sot, nuk do që të pranojë nënshtrimin.

Drupal Ad

Ka një paradoks te ajo që thotë zoti Berisha, që vendimin nuk e marrë SPAK, por e ka marrë Edi Rama. Pastaj thotë se vendimi është i paligjshëm, është në shkelje të të drejtave të njeriut, ka shkelur të drejtat e mia dhe pastaj thotë unë do të shkoj ta zbatoj se ka një vendim të Kuvendit.

Nëse vendimi është i paligjshëm dhe në shkelje të të drejtave të njeriut, ashtu siç nuk respektoi të parin, të mos respektojë të dytin. Pastaj thotë se është në mosbindje civile. Berisha është në paradoks gjatë gjithë kohës dhe bën këto shfaqje. Ai u nënshtrua dhe prandaj bën këtë shfaqje sot, nuk do që të pranojë nënshtrimin.

Po flasim politikisht, sepse ligjërisht ai duhet të shkojë si çeço, sepse bëri budallallëk herën e parë, ndenji një vit në shtëpi kot. Ndenji në arrest shtëpie për mendtë e kokës. Nëse herën e parë tha se nuk shkojë në prokurori se ky vendim është i padrejtë dhe në shkelje të kushtetutës, atëherë ky vendim sot është sërish i padrejtë se është në shkelje të ligjit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy