Ralf Gjoni jep dorëheqjen si sekretari Ndërkombëtar i LSI-së

Ralf Gjoni jep dorëheqjen si sekretari Ndërkombëtar i LSI-së

Sekretari Ndërkombëtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ralf Gjoni ka dhënë dorëheqjen sot nga kjo detyrë duke sqaruar me anë të një statusi në profilin e tij në “Facebook” edhe arsyet e këtij vendimi.

Gjoni thotë se ky është një hap i natyrshëm që i hap rrugë një brezi tjetër, duke prezantuar në këtë post deputeten Kejdi Mehmetaj e cila si nënkryetare e LSI-së do të marrë stafetën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Nuk mungojnë edhe falënderimet e Gjonit.

STATUSI I PLOTË
Të nderuar miq gazetarë e kolegë,
Ju bëj me dije se sot i kam paraqitur Kryetares së LSI znj. Monika Kryemadhi, dorëheqjen time nga pozicioni i Sekretarit Ndërkombëtar të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Ishte një hap i natyrshëm, i vonuar dhe që synon kalimin e këtij sektori të rëndësishëm në duart e një brezi tjetër.

Kam patur kënaqësinë ta mbaj këtë detyrë dhe përgjegjësi që prej shkurtit të vitit 2012 dhe sot pas 5 vjetësh ndjehem krenar për atë çka kemi arritur në drejtim të vendosjes së një standardi koherent, profesional dhe evropian të praktikës së marrëdhënieve ndërkombëtare në raport me forcat e tjera politike në vend.

I kam uruar njëkohësisht suksese znj. Kejdi Mehmetaj, e cila në cilësinë e Nënkryetares së LSI merr stafetën e marrëdhënieve ndërkombëtare të partisë, si dhe kam uruar znj. Kryemadhi për drejtimin e mëtejshëm të LSI-së, duke i dëshiruar sukses në reformimin e ridimensionimin e LSI-së në përballje me sfidat e ardhshme politike në Shqipëri.

Dua të falënderoj të gjithë kolegët e Trupit Diplomatik në Shqipëri, Ambasadorë e punonjës të institucioneve të huaja, kolegët e mi në Parlamentin Evropian, veçanërisht në Grupin Socialdemokrat, të gjithë kolegët e Komisionit Evropian dhe të Shërbimit të Jashtëm të BE-së në Bruksel, dhe patjetër kolegët e dashur amerikanë të Departamentit të Shtetit dhe institucioneve të tjera në Washington DC – për bashkëpunimin e ngushtë, të sinqertë e profesional që kemi pasur gjatë këtyre 5 viteve të fundit.
Një falënderim të veçantë për të gjithë kolegët e nderuar të medias, të cilët kanë qenë gjithnjë të gatshëm të pasqyrojnë angazhimet dhe aktivitetet tona.

Marrëdhëniet ndërkombëtare mbeten fusha ime e preferuar politike, ndërkohë që unë personalisht mbetem në pritje të sfidave të reja në të ardhmen e afërt.

Një përshëndetje të përzemërt për të gjithë miqtë virtualë që nuk rreshtin kurrë së ndjekuri angazhimin tim politik…

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy