Cakrani: SPAK standard të dyfishtë ndaj Veliaj, Dumani të japë sqarim (VIDEO)

Cakrani: SPAK standard të dyfishtë ndaj Veliaj, Dumani të japë sqarim (VIDEO)

Avokati Kujtim Cakrani e cilëson si të paprecedentë rastin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke akuzuar SPAK se po përdor standard të dyfishtë.

Ai deklaroi për MCN Live se është me idenë e një standardi që SPAK duhet të vendosë, ku për personat nën hetim duhet të merret një masë pezullimi në mënyrë që të mos shkojnë në zyrë dhe të prishen provat.

Ndaj zotit Velaij SPAK po përdor qasje krejt ndryshe, në asnjë vend të botës nuk ekziston që të hetohet një zyrtar publik pa masë sigurie.

Ky është një standard që Dumani nuk duhet ta kishte vendosur se po dëmton imazhin e prokurorisë dhe pritshmërisë që kanë qytetarët.

Zoti Dumani duhet të japë sqarim se pse ndaj zotit Veliaj po përdoret standard i dyfishtë.

Ndërkohë që Ilir Meta i cili nuk ushtron asnjë detyrë shtetërore ndodhet në masë sigurie arrest me burg.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy