
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gaz Bardhi u ka dërguar një mesazh deputetëve të opozitës, duke u kërkuar që deri në orën 12:30 të ditës së sotme të bojkotojnë çdo komision parlamentar.
Sipas direktivës, deputetët janë udhëzuar të mos marrin pjesë në asnjë debat brenda komisioneve.
Ndërkohë, grupi parlamentar i PD pritet të mblidhet sot për të diskutuar qëndrimin që do të mbajë opozita në Kuvend.
Gazetari Mariglen Kume në një lidhje me studion e lajmeve të MCN Live se burime nga brenda grupit bëjnë me dije se shumica e deputetëve të opozitës kanë shprehur kundërshti ndaj një bojkoti të plotë të Parlamentit dhe komisioneve, duke vijuar të mbeten kundër këtij vendimi.



