
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar në lidhje me protestën e opozitës pas situatës së krijuar tek Kryeministria. Në një status në rrjetin social "Twitter", Lleshaj iu ka bërë thirrje drejtuesve politikë të distancohen nga dhuna që po ushtrohet ndaj institucioneve dhe gjithashtu iu bën apel qytetarëve të distancohen nga elementët e dhunshëm..
"Bëj thirrje gjithë drejtuesve politikë që të distancohen nga dhuna që po ushtrohet ndaj institucioneve të Shqipërisë. Ftoj qytetarët të distancohen nga elementët e dhunshëm. Është me shumë vlerë të dëgjohet zëri i arsyeshëm i miqve të mëdhenj të Shqipërisë.Jo dhuna, por arsyeja na afron drejt Europës së vlerave tona!", shkruan ministri.
Por apelit të ministrit i është përgjigjur Gazmend Bardhi. Sekretari i PD-së, e konsideron deklaratën e ministrit të brendshëm një provokim për protestuesit. Bardhi kërkon prej tij të urdhërojë policinë të garantoje mbarevajtjen e protestes, duke larguar provokatorët nga sheshi.
“Sander Lleshaj ndalo provokimin ndaj protestuesve paqesor sipas urdhrave te Kryehajdutit Edi Rama. Urdhero Policine e Shtetit te zbatoje ligjin dhe te garantoje mbarevajtjen e protestes, duke larguar provokatoret qe ke futur mes nesh!”, shkruan Bardhi në një postim në rrjetin social "Facebook".



