Publikimi i pagave/ Berisha: Superskandali më i madh, bëhet për qëllime elektorale!

Publikimi i pagave/ Berisha: Superskandali më i madh, bëhet për qëllime elektorale!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas publikimit të listës me të dhënat e mbi 600 mijë shtetasve shqiptare. Në një postim në rrjete sociale, Berisha thotë se ky është skandali më i madh dhe goditja më e rëndë për qëllime elektorale.

Reagimi i plotë:

Superskandal i fundit i Narkoshtetit!

Kreu i meduzës dhe banda e tij në narkoqeveri në një superskandal që mund të ndodhë vetëm në një narkoshtet nxori në pazar edhe pagat e të gjithë punonjësve, zyrtarëve të narkoshtetit të tij.

Ky akt i shëmtuar është dhe superskandali më i madh dhe goditja më e rëndë për qëllimet elektorale por dhe të tjera të zeza të një të dhëne personale kryesore siç është paga për të gjithë punonjësit e Shqiperisë. Narkoshteti është shteti i bandave dhe drogës!

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të pashembullt që dëshmon dhe njëhere fytyrën e zezë të narkoshtetit dhe kreut të tij të meduzës Edvin Rama!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy