Rama: Vitin e ardhshëm Shqipëria pret Samitin e Komunitetit Politik Europian

Rama: Vitin e ardhshëm Shqipëria pret Samitin e Komunitetit Politik Europian

Vitin e ardhshëm, Shqipëria do të mikpresë Samitin e Komunitetit Politik Europian. Këtë lajm e bëri të ditur Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Drupal Ad

 

 

 

Kreu i qeverisë shkruan se ky është një tjetër fakt kuptimplotë i pozicionit të ri të vendit tonë në arenën ndërkombëtare, ku deri dje jo vetëm s’mund të imagjinohej të respektoheshim si të barabartë e të bëheshim stacion europian aktivitetesh të nivelit më të lartë politik.

Mirëmëngjes dhe me lajmin e bukur se Shqipëria do të mikpresë vitin tjetër Samitin e Komunitetit Politik Europian, si një tjetër fakt kuptimplotë i pozicionit të ri të vendit tonë në arenën ndërkombëtare, ku deri dje jo vetëm s’mund të imagjinohej të respektoheshim si të barabartë e të bëheshim stacion europian aktivitetesh të nivelit më të lartë politik, po shikoheshim si një periferi e prapambetur ballkanike, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë

Në Londër 45 lider morën pjesë Samitin e 4-të të Komunitetit Politik Europian, i cili u zhvillua në Woodstock, Oxfordshire. Samiti ka në fokus mbështetjen për Ukrainën, sfidat e përbashkëta të vendeve të Europës si energjia, siguria, demokracinë dhe emigrimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy