
Publicisti Namir Lapardhaja është i mendimit se Lulzim Basha ka të drejtën si çdokush që të jetë në Partinë Demokratike, për sa kohë që siç tha ai nuk ka një damkë si Sali Berisha.
Duke folur për emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, ai deklaroi se partitë politike duhet të gjejnë forcën të ndryshojnë liderët, por jo me dhunë.
Basha gjithë këtë situatë nuk e ka menaxhuar siç duhet, sepse është treguar më i duruar se ç’duhet në raport me zotin Berisha.
Heshtja të bën dhe fajtor. Ai e ka thënë pse ka heshtur, se ndoshta nuk ka dashur që t’i fryjë konfliktit në Partinë Demokratike.
Unë do kisha dashur që t’i ishte përgjigjur konfliktit dhe pse koha herë pas herë i ka dhënë të drejtë.
Në zgjedhjet lokale kjo Parti Demokratike siç është, do humbasë thellësisht dhe zoti Berisha nuk do e mbajë premtimin e dhënë demokratëve se do e bashkojë PD, do e bëjë më të fortë do e sjell në pushtet.
Sipas tij në qarkun e Beratit, LSI e ka humbur peshën politike që ka patur.
Tërheqjen e Ilir Metës për t’i lënë të gjithë peshën Sali Berishës, e shoqëroi me komentet se e kanë të qartë se nuk kanë asgjë për të fituar dhe se kur ishte në pushtet me të mori 25% të pushtetit ndërsa me Edi Ramën mori 40%.
Në këtë drejtim, Lapardhaja tha se Sali Berishës dhe Ilir Metës i duhet kohë.



