“Shqipëria po përkul korrupsionin”/ Koçi: SPAK s’ka ndroje nga PS, drejtësia po vepron

“Shqipëria po përkul korrupsionin”/ Koçi: SPAK s’ka ndroje nga PS, drejtësia po vepron

Petro Koçi nga emisioni ‘Bilardo’ në MCN ka komentuar dhe punën e SPAK për të cilin u shpreh se drejtësia është duke vepruar dhe ky është një lajm i mirë për vendin dhe Partinë Socialiste.

Ai tha se SPAK nuk ka aspak ndroje nga PS ashtu siç dhe aludohet dhe se ky institucion nuk e përzgjedh aspak se kë do hetojë.

Drejtësi nuk bën vetëm SPAK por dhe ai që administron, që qeveris, media dhe shoqëria, prandaj sipas tij fillimisht kjo duhet ndarë.

SPAK nuk është se është duke pyetur se i cilit partie është x apo y që dyshohet për korrupsion dhe mos të harrojmë se është një trup me një numër të kufizuar dhe një çështje mund të jetë me mijëra fakte. Mendoj se nuk qëndron pretendimi se SPAK është duke pasur ndroje nga PS. Tani këto rastet që ju përmendët kanë një domethënie, kanë brenda përgjegjësi që kërkojnë dhe reflektim, e para përzgjedhja e njerëzve që ju besohen detyra të rëndësishme, ka administrim fondesh të rëndësishme finaciare, sidomos nga pikëpamja integritetit dhe e dyta duhet reflektuar mbi mënyrën e administrimit.

Vërtet cakton ti dikë diku e emëron por mirëbesimi do dhe kontroll. Mendoj se këto janë dy drejtimet e reflektimit. Tani ana tjetër e medaljes është që kjo është gjithsesi nëse e shohim pak nga jashtë politikës çfarë po ndodh në Shqipëri po vepron drejtësia, po vepron. Ky është lajm i mirë për Shqipërinë që është shquar ndër vite se ka korrupsion, kjo tregon se Shqipëria është duke e përkulur korrupsionin dhe kur një lajm është i mirë për Shqipërinë është i mirë dhe për PS.

Këtu ka palë politike dhe personazh politik po ashtu dhe titullar politik, përtej disa pretendimeve të retorikës së Ramës, nga ana tjetër ke opozitën më të fuqishme në këtë vend që është dyshja Berisha- Meta dhe të dy e kanë quajtur SPAK organizatë kriminale dhe Dumanin e kanë akuzuar për lloj- lloj gjërash. Sigurisht që këtu pas ka dhe situata me natyra të ndryshme, por këtu duhet ndarë kjo punë. E mirëkuptoj dyshimin tuaj, por drejtësi nuk bën vetëm SPAK por dhe ai që administron, që qeveris, media dhe shoqëria, por kjo duhet ndarë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy