Ka mbërritur në Tiranë, shefja e diplomacisë evropiane Frederica Mogherini. Ashtu sikurse është parashikuar në agjendën e vizitës zyrtare, takimin e parë, zonja Mogherini e zhvillon me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani në selinë e kreut të Shtetit, takim i cili ka nisur tashmë.
Në axhendën e bërë publike, Përfaqësuesja e Lartë e Marrëdhënieve të Jashtme të Bashkimit Europian do të takohet me kryetarin e Kuvendit, Meta, kryeministrin Rama, dhe krerët e grupeve parlamentare të kuvendit.
Ndërkohë burime nga PD bëjnë me dije se në 19:45 është parashikuar dhe një takim i kryetarit të PD-së Lulzim Basha me përfaqësuesen e lartë e BE-së.
Takimi, nëse i referohemi axhendës së publikuar nga BE dhe që është publikuar më poshtë, është parashikuar të kryhet para se të takojëa kryeministrin Rama.
Pas takimit Kryeministri dhe përfaqësuesja e Politikës së Jashtme të BE do të mbajnë një deklaratë për media të përbashkët.
Ja takimet e Mogherinit
16:50 Takim me Presidentin Bujar Nishani, te Presidenca
17:30 Takime me studentët e Erasmus+
17:45 Takim me Ministrin e Punëve të Jashtme Ditmir Bushati
18:00 Fjalim në Universitetin e Tiranës së bashku me Ministrin e Punëve të Jashtme Ditmir Bushati
18:45 Takim me Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta
19:10 Takim me partitë politike parlamentare tek Kuvendi
20:00 Takim me Kryeministrin Edi Rama
20:15 Përmbledhje për shtyp me Kryeministrin Edi Rama



