Kraja: Këlliçi forca që i duhet Tiranës, Veliaj i marrë peng nga interesa okulte

Kraja: Këlliçi forca që i duhet Tiranës, Veliaj i marrë peng nga interesa okulte

Në emisionin ‘Stay Tuned’ në MCN TV, shefi i kabineti në Partinë Demokratike Akil Kraja duke folur për zgjedhjet e 14 majit u shpreh se qytetarët e Tiranës do të zgjedhin Belind Këlliçin sepse nuk mund ta lejojnë më Erion Veliaj ti vjedhë ata.

Ai tha se Këlliçi është një kandidat që sjell forcën dhe energjinë që kërkon Tirana, ndërsa shtoi se Veliaj si Rama është i marrë peng nga interesa okulte.

Këlliçi është një kandidat që sjell forcën, energjinë e rinisë që kërkon Tirana, atë inovacion dhe modernitet që kërkon Tirana. Veliaj si Rama është i marrë peng nga interesa okulte të cilat po i paguajnë çdo ditë banorët e Tiranës. Është rritur taksa pastrimit, metri katror, uji, banorët e Tiranës sot ndjehen të varfër sepse po vidhen me çmime të rritura dhe kam bindjen  se banorët e Tiranës në 14 maj do japin një votë ndëshkimi ndaj Veliaj. Nuk besoj se Tirana do ja falë arrogancën dhe vjedhjen që ai po bën me këta qytetarë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy