Basha i përgjigjet Ramës: Nuk i kupton subvencionet sepse do të vjedhësh

Basha i përgjigjet Ramës: Nuk i kupton subvencionet sepse do të vjedhësh

Lulzim Basha ka reaguar pas dekaratës së Kryeministrit Rama që bëri nga Çorovoda gjatë takimit me fermerët, i cili ironizoi premtimin e kreut të PD për 100 milionë Dollarë subvencione për bujqësinë.

Në një status në Facebook, Basha thotë se Kryeministrit i duken të pabesueshme këto shifra, pasi synimi i tij është vetëm që të vjedhë.


Statusi i plotë i Bashës:
Nuk i kupton dhe nuk do ti kuptoje Rama fermerët që ankohen për bujqësine. 

Ca thone e ka nga injoranca, se ne pune te ekonomise dhe bujqesise eshte bylmez. Ca thone e ka nga droga, nga prodhimi dhe konsumi. Fermeret hallexhinj por te zgjuar e dine se e ka nga hajduteria. 
Interesi i tij i vetem jane paratë dhe pushteti, prandaj kujdesin e ka vetem per kriminelet dhe trafikantet të cilët i garantojnë para dhe pushtet. Per fermeret ka talljen, arrogancen, perbuzjen. 

S'ka para për fermerët ju thote Edi Rama kudo që shkon, sepse parate i ka për vete, per miqte dhe klientet e tij. Vetëm ne 1 vit, 88 milion dollarë kanë marre 11 kliente, ndërtues dhe bashkëpunëtorë të Edi Ramës. 92 milion dollarë te tjere janë shpenzuar për zyra, makina, orendi, bileta avionësh. 180 milione dollarë vetëm në një vit kane perfunduar në xhepat e Ramës dhe miqve të tij. 
Dalin e teprojne keto para për të subvencionuar cdo fermer shqiptar dhe për të investuar në kanale kulluese e vaditëse, për të asfaltuar rrugë dhe nderuar ujesjelles. 

Nuk ka e nuk do kete as investime, as subvencione me kete kryeminister. Edi Rama nuk ka zgjidhje per fermeret. vetem tallje dhe justifikime.
NIPT-i për fermerin është justifikimi i Ramës për të mos iu dhënë subvencione. Fermerët nuk kanë dhe nuk do të kenë nevoje për NIPT sepse kanë numrin e tyre personal të identifikimit.

Me numrin personal qe ka cdokush ne karten e identitetit, me 100 milione dollare ne vit buxhet per grante dhe jo kredi, ne kemi dhe do japim zgjidhje per cdo fermer qe punon dhe prodhon. # Shqiperia me mire pa Edi Ramen.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy