Rama: Ja e vërteta e deklaratave të Krischbaum

Rama: Ja e vërteta e deklaratave të Krischbaum

Negociatat për integrimin në Bashkimin Evropian për Shqipërinë do të hapen në momentin që do të nisë zbatimi i reformës në drejtësi, dhe më konkretisht ligji i Vettingut. Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin Top Story.

I pyetur për vizitën e javës së kaluar të tij në Berlin, Rama tha se vjen me një mesazh të mirë: mbështetjen e Gjermanisë për vendin tonë. Sipas tij i vetmi kusht që dihej para vizitës së tij në Berlin apo para ardhjes së deputetit gjerman Gunther Krischbaum në Tiranë, është pikërisht nisja e zbatimit të ligjit të Vettingut.

“Lajmi i mirë është që Gjermania mbështet Shqipërinë në integrimin në BE. Ne kemi marrë një rekomandim nga KE për hapjen e negociatave. Ka një kusht të natyrshëm që duhet të fillojë të zbatohet ligji i Vettingut, dhe duhet të ecet siç kemi bërë deri tani, me progres në 5 prioritetet. Në këtë kontekst, mbështetja e Gjermanisë është mjaft e rëndësishme, sepse vjen në një moment jo të mirë për BE në raport me politikën e zgjerimit.” tha Rama

Më tej shefi i qeverisë u ndal edhe tek vizita e Krischbaum në Tiranë, që sipas tij në një Europë demokratike është normale që deputetë të ndryshëm të Parlamentit Europian të kenë mendime të ndryshme për pranimin ose jo të vendeve jo anëtare.

Kjo pasi për Ramën, deputeti gjerman  nuk erdhi me statusin e Kryetarit të grupit të deputetëve të Bundestagut, por si një deputet i CDU.

"Së pari, Krischbaum nuk erdhi në cilësine kryetarit të Bundestagut, por si deputet i CDU dhe nuk ka asgjë jashtë të zakonshmes, që brenda grupeve parlamentare të BE, ka qasje dhe mendime të ndryshme për vendet ende të paintegruara në BE. Dhe nga ana tjetër, në deklaratën e Merkel nuk ka asgjë më shumë se sa thotë raporti. Pra ka vetëm një kusht, dhe të tjerat janë kritere që do të na shoqërojnë edhe ditën e anëtarësimit. Kjo nuk është koha e parlamenteve, ata do të shprehen kur të vendoset një datë. Ne nuk presim një datë, sepse do të vendoset kur të nisë zbatimi i procesit të Vettingut. Nënvizimi i kancelares se në vitet e fundit Shqipëria ka bërë ndryshim rrënjësor dhe kjo është faktuar edhe nga KE, është maksimumi i mbështetjes së Gjermanisë. Dhe e dyta, ajo nënvizoi se pjesa më e madhe është bërë, është një kompliment i jashtëzakonshëm. Dhe e fundit, unë kam qenë me kancelaren para se të merrnim statusin, dhe në atë moment Gjermania nuk e ka thënë që do mbështesë marrjen e statusit, por e dha votën pro.  Unë patjetër pres mbështetjen e Gjermanisë për hapjen e negociatave. Pra në një kuptim nuk kemi çfarë i kërkojmë as Gjermanisë apo BE-së, sepse sot jemi të bllokuar nga PD që ligjin e ka çuar në Kushtetuese." nënvizoi Rama

Kryeministri nënvizoi se me rëndësi duhen parë deklaratat e Merkel, ku sipas tij nënvizuan progresin e bërë nga Shqipëria. Sa i përket 5 kritereve, Rama shtoi se ato kanë qenë dhe do të jenë kritere për vendin tonë deri në momentin e anëtarësimit.

I vetmi kusht sipas Ramës, është ligji i Vettingut, dhe në momentin që ky ligj do të nisë zbatimin, BE do të përcaktojë edhe datën e hapjes së negociatave.

"Përpara se të shkoja unë në Berlin, apo para se deputeti të vinte në Tiranë, nuk kemi folur asnjëherë për një datë sepse ka një kusht: fillimin e zbatimit të ligjit të Vettingut. Negociatat mund të hapen në çdo moment kur Shqipëria të jetë gati. Dhe gati do të thotë nisja e zbatimit të ligjit të Vettingut. Nëse PD nuk do ta çonte në Kushtetuese ne mund të kishim që tani një datë për hapjen e negociatave." tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy