Balla: Opozita plan për bllokimin e Reformës në Drejtësi

Balla: Opozita plan për bllokimin e Reformës në Drejtësi

 Deputeti i PS-së, Taulant Balla, deklaroi sot se opozita ka plan të strukturuar kundër hapjes së negociatave, duke sjellë dhunë në Parlament dhe bllokim të implementimit të Reformës në Drejtesi.

Balla u shpreh se “Kisha menduar që sjellja e turpshme e Aldo Bumcit në sallën e Parlamentit Europian ishte një keqkuptim personal i Aldos ndaj urdhërave qe kish marrë nga lidershipi i partise se tij. Por, sjelljen kamikaze të Aldos kundër hapjes së negociatave të BE me Shqipërinë, e perforcoi sot Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka”.

“Sapo në sallën e Kuvendit hyri dhe ju urua mireseardhja Kryetares së Komisionit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Francez, Elisabeth Guigou, nga rreshti i dytë (tregon me gisht Sali Berishen) u dha kushtrimi për shndërrimin e sallës së Kuvendit në një arenë dhune. Plani është i qartë, të dëmtohet imazhi i Shqipërisë me çdo mënyre deri me date 15 dhjetor, kur Këshilli Europian do të duhet të marrë vendimin përfundimtar për hapjen e negociatave”, thekson Balla.

Në vijim Balla pohon se “Dhuna është plani B, sepse ndërkohe vazhdon Plani A permes bllokimit të Reformës në Drejtesi. Sot po ju bëj me dije se PD me qëllim sabotimin dhe bllokimin e kësaj reforme, thelbesore për hapjen e negociatave, do të dërgoje në Gjykatën Kushtetuese edhe ligjin tjeter për qeverisjen e gjyqësorit”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy