Katër vjet më parë, mbledhja e parë e përbashkët e kabineteve të Shqipërisë dhe Kosovës

Katër vjet më parë, mbledhja e parë e përbashkët e kabineteve të Shqipërisë dhe Kosovës

Katër vjet më parë, qeveria e Shqipërisë dhe Kosovës zhvilluan mbledhjen e parë të përbashkët. Mbledhja e dy kabineteve, “Thaçi” dhe “Rama”, u zhvillua më 11 janar 2014 në Prizren, i zgjedhur jo rastësisht për shkak të peshës që ka pasur Lidhja e Prizrenit në historinë e shqiptarëve.

Të dy kryeministrat Thaçi dhe Rama, nënshkruan “deklaratën për bashkëpunim dhe partneritet strategjik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë”.

Kjo marrëveshje përfshinte fushën e transportit dhe infrastrukturën dhe bashkëpunimin tregtar.

Të dy kryeministrat u pajtuan që të themelojnë edhe një fond të përbashkët për Luginën e Preshevës.

Mbledhja e 11 janarit të 4 viteve më parë është pasuar nga tri të tjera të kësaj natyre, e fundit ajo e zhvilluar në  27 nëntor 2017 në Vlorë, mes kabinetit “Haradinaj” dhe “Rama 2”.

Ajo i hapi rrugën që tradite që në 15 dhjetor të vitit të kaluar do të shtrihej përtej takimeve qeveritare Shqipëri-Kosovë. Në këtë datë u zhvillua në Pogradec mbledhja e parë e përbashkët mes kabinetit shqiptar dhe atij maqedonas.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy