Hoti i përgjigjet Lajçakut: Kushtetuta është prekë në vitin 2013

Hoti i përgjigjet Lajçakut: Kushtetuta është prekë në vitin 2013

Kryeministri Avdullah Hoti i është përgjigjur emisarit special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili gjatë vizitës në Beograd, tha se Kosova duhet të shkojë përtej kushtetutës nëse do të arrijë marrëveshje me Serbinë.

Hoti ka thënë se Kushtetuta është prekur në vitin 2013 kur në Kuvendin e Kosovës është ratifikuar marrëveshja e nënshkruar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

 “Ne jemi në proces të dialogut me një platformë të qartë…. Nuk preket integriteti territorial i vendit.. Marrëveshja duhet të jetë gjithpërfshirëse, obligative, me pikën e parë për njohje reciproke… Kushtetuta është prekë në vitin 2013 kur është ratifiku kjo marrëveshje”, tha Hoti.

Ai ka përsëritur se kjo çështje është e mbyllur dhe nuk do të hapet më, ndërsa theksoi se nuk pret që dialogu të bllokohet për shkak të kësaj.

Ai ka përsëritur gjithashtu se asgjë për të cilën do të arrihet dakordi me Serbinë nuk do të zbatohet përderisa nuk arrihet marrëveshja finale, e cila sipas tij, pikën e parë duhet ta ketë njohjen reciproke.

“Çdo gjë që bisedojmë tash, nuk dakordohemi për asgjë derisa nuk e përmbyllim plotësisht marrëveshjen. Nëse bllokohet, ndodh jo për shkak tonin”, u shpreh kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy