Berisha: Këto zgjedhje janë unike, për herë të parë gjysma e elektoratit është jashtë vendit

Berisha: Këto zgjedhje janë unike, për herë të parë gjysma e elektoratit është jashtë vendit

Në një takim me kryetarët e degëve të Partisë Demokratike, kryedemokrati Sali Berisha i cilësoi zgjedhjet e 11 majit si unike pasi për herë të parë voton diaspora.

Berisha tha se këto janë zgjedhjet e para në të cilat gjysma e elektoratit është në Shqipëri, gjysma e elektoratit është nëpër botë.

Ai deklaroi se forcat politike në Shqipëri startojnë përpjekjet dhe fushatën elektorale jashtë Shqipërisë nga mungesa e plotë e eksperiencës.

Drupal Ad

Po të kemi parasysh shpërndarjen e elektoratit dhe të disa kushteve të veçanta në Shqipëri, fushata jonë elektorale me shqiptarët jashtë Shqipërisë është e një rëndësie absolutisht të njëjtë me fushatën brenda vendit. Në këtë kuadër, është e domosdoshme që ne përpjekjen tonë, veprimtarinë tonë ta ndajmë të njëjtë për elektoratin brenda dhe për elektoratin jashtë vendit. E domosdoshme.

Por kjo, është një arritje e madhe, sepse gjysma e shqiptarëve do ushtrojnë të drejtën kushtetuese të votimit, në një kohë që nuk e ushtronin, dhe kjo nuk ndodhte me asnjë komb tjetër në rajon, përveçse me ne.

Ne po bëjmë përpjekje të mëdha që ky proces të jetë proces transparent, i ndershëm dhe të mos mund të kapet nga Edi Rama dhe banda e tij, e cila pareshtur bën çdo përpjekje ta kapë.

Por, natyrisht ne jemi për një proces transparent, një proces i cili, përjashton manipulimin dhe garanton numërimin e ndershëm dhe korrekt të asaj vote.

Ky proces zhvillohet në Shqipëri dhe jashtë saj. Duhet pranuar se, të dy fazat, ajo që zhvillohet në Shqipëri dhe ajo jashtë saj janë të një rëndësie kryesore për këtë proces, natyrisht përcaktuese është puna jonë brenda vendit. migracioni kudo që ndodhet në të tërësinë e tij ka lidhjet e pamohueshme me njerëzit në Shqipëri.

Dhe sikur, familje të tëra të jenë shkëputur, përsëri në atë mjedis dikush dëshmon se kanë jetuar.

Por dëshmitari më i mirë, më i sigurtë janë listat e votimit. Që në udhëzimin e parë, ju keni marrë udhëzim që të krijoni grupet e punës për verifikimet e tyre në çdo qendër votimi.

Verifikimi dhe identifikimi i emigrantëve në listat e votimit është procesi më themelor i të gjithë angazhimit tonë për votën e shqiptarëve jashtë vendit.

Unë e di se, ju keni filluar punën, por ritmet e kësaj punë duhet me urgjencë të shpejtohen.

Një grafik i ri do hartohet nga drejtuesi e qarqeve dhe do u shpërndahet kryetarëve të degëve, dhe ju grafikun tuaj për kryetarët e grupseksioneve dhe me radhë.

Duhet një grafik emergjence, sepse vota, votimi i emigracionit para gjysmës së elektoratit përfundon më datën 12 mars.

Është vendosur një datë, afat për regjistrimin e tyre dhe ata që regjistrohen, apo ky proces përfundon më 12 mars.

Pas kësaj date mbyllet proces për 1.5 milionë votues. Ata 1.5 milionë votues janë më së pari në listat e votimit. I keni në listat e votimit.

I keni pastaj, në çdo familje dhe kudo. Por, listat e votimit janë dokumentet bazë të orientimit tuaj.

Rezultatet e deritanishme nuk janë ato që duhet të ishin. Unë e di që është bërë punë, dhe po bëhet.

Por kjo kërkon që çdo drejtues qarku dhe çdo degë të ngarkojë, të angazhojë forca shtesë për kompletimin sa më parë të këtij procesi.

Çdo degë duhet të ketë drejtuesin operativ të procesit, që e kontrollon atë çdo ditë. Ju si kryetarë keni këtë detyrë më kryesore.

Mos harroni se, asgjë nuk do ndikojë më fuqishëm në fitore se sa vota e qindra mijëra opozitarëve, që të persekutuar në një formë apo në një tjetër nga ky regjim, kanë marrë rrugët e dheut.

Edi Rama dhe regjimi është i diskredituar tashmë. Edi Rama është kryeministri i vetëm i Europës, përveç Lukashenkos që i organizohen protesta kudo që shkon nëpër Europë dhe në botë.

Taulant Ballën e neverisin, po e përçmojnë. Prenoton salla super të kushtueshme dhe i mbush me mijëra flamuj.

Sallat mbeten bosh dhe detyrohet të shkojë të gjejë një qoshe me ata pak vetë që i shkojnë. Ky është një regjim tërësisht i diskredituar që po dekompozohet.

Përljeshjet e tyre të brendshme janë shkatërrimtare dhe janë përfundimtare, siç ndodh rëndomë midis klaneve mafioze dhe organizatave kriminale.

Gjithmonë paqja midis tyre është e përkohshme. Pasi e sikterisi sikur të ishte lebrozë Edi Rama Erion Veliaj, tani e merr në ndonjë takim, por janë si shërbimet e fundit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy