Vonohet procesi i votimit në Fier e Selenicë, në Elbasan mungojnë komisionerët

Vonohet procesi i votimit në Fier e Selenicë, në Elbasan mungojnë komisionerët

Probleme në qendrat e votimit ka pasur në Fier dhe në Selenicë. Në shkollën Janaq Kilica në qendrën e votimit 3004/1 në KZAZ 59 është bllokuar pajisja identifikuese e zghedhësve.

Fillimisht në nisje të procesit ishte në rregull, por pasi kanë votuar 10 qytetarë, pajisja ka shfaqur probleme.

Edhe në Selenicë ka pasur probleme dhe tensione, ku si pasojë 4 qendra votimi nuk kanë nisur ende procesin e votimit.

Featured image of article: Vonohet procesi i votimit në Fier e Selenicë! Tensione mes komisionerëve të PS dhe LSI-së, nuk pranojnë të punojnë së bashku

Mësohet se në dy qendra votimi nuk punonjnë identifikuesit e votuesve dhe kanë rënë dakort ta bëjnë identifikimin manualisht.

Ndërsa në dy QV të tjera komisionerët e Partisë Socialiste nuk kanë punuar me ata të LSI-së.

Gjithashtu edhe në qendrën e votimit numër 2351, në Elbasan ende nuk ka nisur procesi i votimit.

Mësohet se shkak për këtë është bërë ndërrimi i komisionerëve dhe mungesa e njërit prej tyre.

Ndërkohë një reagim ka ardhur nga Lëvizja Socialiste për Integrim e cila sqaron se në total janë 13 qendra votimi në të 4 KZAZ në Elbasan, ndërsa komisionerët e LSI-së janë në qendrat e votimit, por sipas deklaratës janë në pritje që KZAZ t’ju çojë emërimin sepse ende nuk iu kanë dërguar vendimi siç është vepruar me Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy