Bazo: Meta me probleme bipolare. Njeri i dorëzuar te Berisha qysh në opozitën e parë në vitet ’90

Bazo: Meta me probleme bipolare. Njeri i dorëzuar te Berisha qysh në opozitën e parë në vitet ’90

Gazetari Mero Baze, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, analizoi edhe figurën politike të kreu të PL, dhe ish-presidentit Ilir Meta, të cilin e konsideroi si një politikan më të vërtetë në raport me Sali Berishën. Sipas tij, Meta ka probleme bipolare, që duhet kuruar, ndërkaq e cilësoi si një njeri të dorëzuar te Berisha qysh në opozitën e parë në vitet ’90. Në raport me Sali Berishën, Ilir Meta është politikan më i vërtetë, në raport me të vërtetën nuk i ka këto autosugjestionet e Berishës, nuk shpik realitete të cilat nuk ekzistojnë për të vepruar. Dmth, kur vepron, kur bën llogari, kur hidhet në betejë i llogarit faktorët ashtu siç janë. Ilir Meta, ka një problem shëndetësor, është bipolar, në sjellje, për mendimin tim, por kjo është një sëmundje që duhet kurohet, nuk ka lidhje me , se unë e njoh shumë afër, e njoh shumë mirë si mik, si kundërshtarë, e njoh si mirë si armik, në të gjithë pozicionet e veta. Ilir Meta, është nga politikanët që po të tregoj një ngjarje, ta tregon më mirë se gjithë të tjerët, ta tregon me detaje, nuk e ka fantazinë e të gënjyerit, e të bërit atë ngjarje siç të duhet ty në atë moment. Ilir Meta, ka aftësi të forta organizative që si ka Sali Berisha. Është edhe njeri i betejave, dhe sigurisht edhe këto beteja e kanë bërë pis e kanë vënë në at pozita të vështira psiqike, dhe ne këtë mënyre do thoja që është një politikan fatkeq që e vuan idenë që nuk e përfilli kurrë partia e madhe ku ai hyri, nuk u bë kurrë partinë e tij, PS-në dhe iu desh të mbijetonte në politikë duke shkëputur një copë prej aj duke krijuar një fraksion politik dhe për ta transferuar atë dhe për t’ia çuar atë të djathtës. Nga pikëpamja politike, Meta është një renegat i së majtës shqiptare jo se ka këputur një copë dhe ka ikur, ai e ka kuptuar se nuk është kurrë e veta PS-ja, dhe duket se nuk e pranonte kurrë ajo parti dhe qysh në fillimet e veta në krye në krye të Forumit Rinor që nga 1995, ai në mendjen e vet, në objektivin e vet afatgjatë, bëri aleancë me Sali Berishën. Ai ishte njeri i dorëzuar te Sali Berisha, qysh në opozitën e parë të PS-së qysh në vitet ’90, ishte i bindur se e ardhja e tij politike ishte Sali Berisha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy