Rama në zonën e 5 Majit: Të punohet me 3 turne për rindërtimin

Rama në zonën e 5 Majit: Të punohet me 3 turne për rindërtimin

Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministrin për Rindërtim Arben Ahmetajn dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, inspektuan sot punimet në zonën e ‘5 Majit’, ku po kryhen ndërtime të reja në të cilat do strehohen ata që humbën shtëpitë për shkak të tërmetit.

Sipas Erion Veliajt po ndërtohen 900 apartamente në të cilat do të strehohen 3150 rezidentë. Kryetari i bashkisë tha se banorët do të zgjedhin vetë nëse duan para kesh apo shtëpitë në këtë zonë.

Ndërkohë gjatë bashkëbisedimit me minisrin Ahmetaj, kryeministri Edi Rama tha se do të bëhet taksative puna me 3 turne, për të përfunduar sa më shpejt rindërtimin në këtë zonë. 

ARBEN AHMETAJ: Asnjë fjalë sot nga opozita nxori pseudoprogramin, asnjë fjalë për rindërtimin. Do i lenë njerëzit jashtë me atë logjikë. Asnjë rresht për rindërtimin. Do të thotë se njerëzit që janë jashtë, do ngelen jashtë.

EDI RAMA: Taksative, me 3 turne. Ditën, natën, me 3 turne. Ajo që ne duhet të kemi shumë qartë, është që kemi në dorë, pa ceduar cilësinë ta përshpejtojmë kudo ritmin e punës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy