
Kreu i ish-të përndjekurve politikë, Besim Ndregjoni, kandidon për detyrën e Avokatit të Popullit. Në studion e “Të Paeskpozuarit”, ai tha se Kushtetuta i jep të drejtën për të konkurruar dhe sipas saj e ka opozita kandidaturën. Ndregjoni tha se nuk ka mbështetjen e Partisë Socialiste.
Gjatë këtij tranzicioni 35-vjeçar nuk i kemi pasur hapësirat për të paraqitur idetë tona si ish-të përndjekur. Në 97-98 kam punuar në kthimin e pronave të bashkisë. Më vonë kam qenë drejto i institutit të të përndjekurve. Më vonë dhashë dorëheqjen se qeveria socialiste nuk pranoi dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve. Më vonë jam marrë vetëm me mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të ish-të përndjekurve.
Para dy vitesh kam ndërtuar një monument në Lushnje në nderim të Mikel Koliqit. Kam botuar në shtypin e përditshëm artikuj dhe analiza. Jam ndër iniciatorët për gjetjen e eshtrave. Vijmë te problemi i çështjes së Avokatit të Popullit. Promovohen vetëm individët që kanë lidhje me diktaturën e Enver Hoxhës.
Në Shqipëri nëse nuk ke lidhje me diktaturën komuniste nuk mund të zgjidhesh Avokat i Popullit. Unë kërkoj të drejtën time. Ma jep Kushtetuta. Nuk lë njeri të më shkelë të drejtën. Nëse ne heshtim, jemi në diktaturë. Të sqarojmë se çfarë është Avokati i Popullit. Ky i është lënë opozitës.
Ai që i ka shërbyer Sigurimit sot është deputet i Parlamentit. Unë dua të bëj një sqarim për publikun dhe jo për politikën. Nëse bën një akuzë dhe asaj nuk i jep dokumentin, e kam marrë pastërtinë e figurës në 1996. E kam marrë nga Komisioni “Mezini”.
Nëse ne nuk do të paraqitemi, nuk do të konkurrojmë, ngelet edhe faji ynë. Nëse ti ndjek rrugën e luftës së klasave.
Mua nuk më ka dashur Partia Socialiste. Unë kam paraqitur kandidaturën time. Kam shkuar në Parlament, kam dhënë performancën. Kam kaluar komisionet dhe në fund kam pasur mbështetjen e 45 deputetëve.



