Rama: S’do i shmangemi asnjë zotimi që kemi bërë, propozimet e PD të kohës së Sudes

Rama: S’do i shmangemi asnjë zotimi që kemi bërë, propozimet e PD të kohës së Sudes

Kërkesa meqë rritët çmimet, rrisni rrogat, nuk funksionon kështu. Sepse rrogat nuk rriten sepse dua unë”. Kështu deklaroi kryeministri Rama në konferencën për mediat pas mbledhjes së jashtëzakonshme të qeverisë ku u shpall emergjenca e furnizimit me energji elektrike.

Rama tha se nuk do të ketë rritje rrogash e pensionesh me rritjen e çmimeve, por se do të mbahen zotimet që kjo qeveri ka marrë për rritjen e tyre vit pas viti. Ai tha se rrogat rriten sipas kapaciteteve ekonomike.

Kërkesa meqë rritët çmimet, rrisni rrogat, nuk funksionon kështu. Sepse rrogat nuk rriten sepse dua unë. Nuk ekziston një kryeministër që nuk do donte të rriste rrogat e pensionet menjëherë sa njerëzit do kërkonin. Po kjo është njësoj në shtëpinë e vogël pse nuk i rrit paratë që u jep fëmijëve. Do i gjesh nga puna ose borxh. Nëse do i japësh më shumë, do detyrohesh të shesësh shtëpinë. Nëse rrogat do rriteshin sipas dëshirave mirë ne që nuk kuptokemi, por Gjermania e Franca nuk i paska bërë 20 mijë euro për person. Rrogat rriten sipas kapaciteteve ekonomike. Rritet zinxhiri i vlerave dhe rriten të ardhurat e më pas rrogat e pensionet. Që të rriten të ardhurat duhet të ecim me vendosmëri përpara. Nuk do i shmangemi asnjë zotimi që kemi marrë. Rroga do të rritet vit pas viti, rroga minimale për vitin tjetër 320 mijë lekë. Pagat e tjera patjetër që do i rrisim vit pas viti, për mësuesit e infermierët, patjetër dhe sektori privat.

Ndërsa 7 pikat e propozuar nga Basha për krizën energjetike, Rama i cilësoi si propozime të kohës së Sudes dhe firmave piramidale, ku kërkojnë që të zerojnë arkën e shtetit.

Shteti i nxjerr paratë nga kontributet, po i hoqëm këto me çfarë do të mbetet pastaj. Në aspektin e instrumentave të mbrojtjes jemi të qartë çdo bëjmë, ndërsa këto kërkesa me bërjen rrafsh të arkës së shtetit se shihemi nesër janë propozime janë të kohës së Sudes, por ne nuk jemi qeveria e Sudes dhe Vebiu.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy