Andoni: Goditja ndaj Iranit, për të zgjeruar fuqinë e Netanjahut. Sulmi s’do ta përmirësojë nga ana demokratike (VIDEO)

Andoni: Goditja ndaj Iranit, për të zgjeruar fuqinë e Netanjahut. Sulmi s’do ta përmirësojë nga ana demokratike (VIDEO)

Analisti Ben Andoni duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV tha që ajo që nisi ndaj Iranit ishte për të mbajtur dhe zgjeruar fuqinë e Benjamin Netanjahut. Andoni thekson që është e pamundur që kur e sulmon një vend ta përmirësosh nga ana demokratike. 

"Personalisht do të doja të shikoja dokumentin e armëpushimit, në momentin që do bëhet i dukshëm, atëherë do gjykojmë për të vërtetën e luftës dhe armëpushimin. Ajo që arrijmë të kuptojmë ne është që ajo që nisi ndaj Iranit është për të mbajtur dhe zgjeruar fuqinë e Netanjahut, që ka probleme pa fund me drejtësinë dhe drejtësinë ndërkombëtare. Një regjim të kalbur si Irani, raste të tilla e forcojnë. Me armëpushimin Irani në dukje do ulet për të folur për impiantet e saj, por Autoritetet e Agjencisë Kombëtare Bërthamore kanë qenë në Iran dhe s’e kanë konstatuar pasurimin e uraniumit deri në atë masë që të përbëjë rrezik. 

Trump flet për paqe ndërkohë që bota është bërë më e pasigurt dhe më pa rregulla. Z.Trump vepron në mënyrë të beftë dhe shumë herë në mënyrë jo institucionale. S’mendoj që është hapur një faqe, më shumë është një paranteze e ngjarjeve në Lindjen e Mesme. Është një gjendje e re, ku Irani tani do mendojë realisht për mbrojtjen e saj. Është e pamundur kur sulmon në atë vend ta përmirësosh nga ana demokratike. Demokratizimi do vijë me kalimin e kohës. Atje bëhen zgjedhje. Janë popull jashtëzakonisht i kulturuar, besoj do ta gjejnë rrugën e tyre”. 

Andoni tha se sheh rrezikun serb që të jetë eminent për Kosovën, dhe pritet të ketë gjithmonë e më shumë probleme për Bosnjën. 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy