Zjarret në Shqipëri, Peleshi: Karaburuni, e vetmja vatër serioze

Zjarret në Shqipëri, Peleshi: Karaburuni, e vetmja vatër serioze

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi vizitoi këtë të hënë nga afër zonën e Pashalimanit e cila prej ditësh është rrezikuar nga zjarri që ka përfshirë jugun e vendit.

Në një deklaratë për mediat, Peleshi tha se tashmë vatrat e zjarrit në Pashaliman, Ksamil, Fier dhe Mamurras janë vënë nën kontroll.

Ndërsa zonë e rrezikuar mbetet Karaburuni, për të cilën tha se është e vetmja vatër serioze.

“Duke qenë se rrezikun akoma e kemi prezent, do të vazhdojmë punën me intensitet dhe presim të shuajmë flakët në pak orë. Por siç e thatë ju kushtet e motit janë të paparashikueshme.

Solidarizohem me vendet fqinj, me Greqinë dhe Turqinë, por sidomos me shtetin turk. Dhjetëra të lënduar janë atje. Solidarizohem me ta dhe i shpreh ngushëllimet familjeve që kanë humbur të afërmit e tyre.

Deri tani e kemi menaxhuar me sukses, s’kemi pasur të lënduar, djegie banesash. Situata e rënduar ku rrezikoheshin dhe banesat ishte në Ksamil, por fatmirësisht zjarret atje janë neutralizuar. Kemi tejkaluar situatën e vështirë në fshatrat e Fierit. Në orët e para të mëngjesit është fikur dhe zjarri në Mamurras. Tani e vetmja vatër serioze është Karaburuni.

Siç e thatë dhe ju, kemi shmangur prekjen e Parkut të Llogarasë. Kemi rreth 60 fluturime të helikopterit deri më tani, që ka dhënë impakt të jashtëzakonshëm.

Por punën që kanë bërë forcat e armatosura, është e pazëvendësueshme, në këtë zonë që flakët cënuan dhe bazën e Pashalimanit. E vetmja vatër aktive serioze në vend është Karaburuni, ku do të jemi të përqendruar me forca ajrore, tokësore, për neutralizimin e tyre.”, tha Peleshi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy