
Partia Demokratike akuzon qeverinë se ka përjashtuar nga ndihma ekonomike rreth 20 mijë familje pa të drejtë që nga janari i 2018-ës. Deputetet e PD-së, Duma, Pampuri dhe Hajdari ishin këtë të shtunë në disa prej këtyre familjeve në bathore. Sipas Dumës familjet e varfra nuk mund të aplikojnë online në një kohë kur në banesat e tyre nuk kanë energji elektrike.



