
Kuvendi i ri, pritet të mblidhet sot prej orës 17:00 në senacën e radhës plenare. Në drejtimin e kryeparlametares së re, Lindita Nikolla, Kuvendi do të mblidhet sot për zgjedhjen e organeve drejtuese të Kuvendit.
Rendi i ditës:
Në mbështetje të Urdhrit nr.1, datë 11.09.2021 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë vijon:
Miratimi i procesverbalit të seancave plenare datë 10.09.2021. (Neni 44, pika 2 e Rregullores) 2. Njoftime. (Neni 44, pika 3 e Rregullores) Projektvendim “Për zgjedhjen e Byrosë dhe përbërjen e Sekretariateve të Kuvendit”. (Neni 8 i Rregullores) Projektvendim “Për caktimin e kryesive të komisioneve të përhershme të Kuvendit”. (Nenet 20-22 të Rregullores) Projektvendim “Për caktimin e përbërjes së komisioneve të përhershme të Kuvendit”. (Nenet 20 dhe 21 të Rregullores) Projektvendim “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”. (Neni 21/1 i Rregullores)
Ndërkohe po në seancën e sotme, kryeministri Edi Rama pritet që t’i prezantojë deputetëve në Kuvend programin qeverisës të Partisë Socialiste si edhe emrat e kabinetit të ri qeveritar.
Emrat e ministrave të qeverisë ‘Rama 3’
Kryeministër – Edi Rama
Zëvendëskryeministër (do mbikëqyrë edhe rindërtimin) – Arben Ahmetaj
Ministre për Europën dhe Punëte Jashtme – Olta Xhacka
Ministër i Mbrojtjes – Niko Peleshi
Ministër i Drejtësisë – Ulsi Manja
Ministër i Punëve tëBrendshme – Bledi Çuçi
Ministre e Financave dhe Ekonomisë – Delina Ibrahimi
Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë- Belinda Balluku
Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale – Ogerta Manastirliu
Ministre e Arsimit dhe Sportit – Evis Kushi
Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural- Frida Krifca
Ministre e Kulturës Elva Margariti
Ministre e Mjedisit dhe Turizmit, – Mirela Kumbaro
4 ministra shteti
Elisa Spiropali për Marrëdhëniet me Parlamentin
Edona Bilalli ministre shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Bora Muzhaqi ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët
Milva Ekonomi, ministre Shteti për Standardet e Shërbimeve



