Noka: Rama të mos guxojë të provokojë më tej qytetaret, të hiqet tarifa grabitqare

Noka: Rama të mos guxojë të provokojë më tej qytetaret, të hiqet tarifa grabitqare

Deputeti demokrat i qarkut të Kukësit, Flamur Noka, ka apeluar qeverinë të mos provojë banorët e Kukësit.

Në një deklaratë për mediat, Noka thotë se me policë nuk mbrohet dot vjedhja se do të jenë policët të parët që do t’i braktisin Xhafajn, Ramën dhe hajdutët e tjerë. Detyra e policisë është të mbrojë qytetarët dhe jo vjedhjen.

"Gjendja në Kukës zgjidhet duke hequr tarifën grabitqare të Rrugës së Kombit dhe jo duke kërcënuar me më shumë policë dhe më shumë dhunë. Sot eshte koha te shfuqizohet menjeherë tarifa e Rrugës së Kombit e cila duhet të paguhet nga fondi prej 200 milionë euro qe u merren shqiptarëve çdo vit me taksën e qarkullimit", deklaroi Noka.

Deputeti i PD-së thekson se kërcënimet e Edi Ramës dhe bandës së tij grabitqare nuk trembin askënd.

"I bëjmë thirrje të mos guxojnë të provokojnë më tej qytetaret, sepse zemërimi i tyre do t’i marrë përpara", tha Noka

Deputeti demokrat theksoi se ata janë qytetarë të varfër që po ngrenë zërin për jetën e tyre dhe të fëmijëve të tyre, janë sipërmarrës të vegjël nga Shqipëria dhe Kosova, që janë viktima të korrupsionit qeveritar.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy