Në përmbyllje të takimeve zyrtare politike, kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është pritur nga kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Gjatë një deklarate të përbashkët për mediat, kryedemokrati Basha nënvizoi mbështetjen e PD për të gjitha sfidat e Kosovës.
Basha deklaroi se prioritet për të dhe PD-në është vazhdimi i njohjeve të këtij shteti në arenën ndërkombëtare.
“Pata kënaqësinë që të pres sot kryetarin e Kuvendit të Kosovës, zotin Konjufca me të cilin shkëmbyem mendimet mbi zhvillimin në Kosovë dhe në Shqipëri. E urova edhe personalisht për detyrën e rëndësishme për kreun e Kuvendit, mbartës i legjitimitetit të qytetarëve të Kosovës.
Biseduam për sfidat e brendshme të zhvillimit ekonomik në Kosovës, të kalimit të pasojave të pandemisë dhe qëndrimin krah për krah me Kosovën, ku për PD dhe për mua mbetet vazhdimi. Për mua ngelet prioritet mbetet vazhdimi i njohjeve ndërkombëtare, anëtarësimi i Kosovës në institucione ndërkombëtare dhe përfundimi me sukses i dialogut Serbi-Kosovë, mirënjohjen e këtyre shteteve”, tha Basha.
Nga ana e tij, kryeparlamentrai i Kosovës tha se fokusi kryesor i bisedës ishte dialogu me Serbinë.
Konjufca theksoi se janë shumë të rëndësishme qëndrimet e unifikuara të Tiranës dhe Prishtinës zyrtare.
“Jemi shumë të nderuar për pritjen një selinë e PD të Shqipërisë nga kryetari i saj. Patëm një takim shumë të frytshëm duke trajtuar temat më të rëndësishme. Fati i shteteve tona është i përbashkët meqenëse ne jemi një komb. Në veçanti prekëm dialogun me Serbinë në të cilën Kosova po përballet me qëndrimet e Serbisë që synon të krijojë një entiteti të kontrolluar nga Beogradi. Më gëzio fakti që qëndrimet e PD janë të rëndësishme për Kosovën. Këto na ndihmojnë në proceset e ardhshme. Vetëm duke pasur një pozicion unik të dy shtete tona mund të ketë sukses. Me zëra të ndarë , me qëndrime kundërthënëse kemi përjetuar vetëm dëme. Sa më të unifikuar të jenë qëndrimet ton do të jetë me e lehtë për ne,” u shpreh Konjufca.



