Urdhri i Ruçit dhe Luan Ramës për deputetët, nesër të gjithë në Tiranë për zgjedhjen e Presidentit

Urdhri i Ruçit dhe Luan Ramës për deputetët, nesër të gjithë në Tiranë për zgjedhjen e Presidentit

Pas deklaratave të ashpra që bëri kreu i grupit Parlamentar socialit në Kuvend, Gramoz Ruçi ku u shpreh se PS i ka 71 vota edhe pa LSI, për zgjedhjen e Presidentit të ri, ka ardhur dhe lëvizja e radhës nga ana e koalicioni.

Panorama mëson se kreu i grupit parlamentar të PS­-së, Gramoz Ruçi dhe ai i LSI­-së, Luan Rama kanë urdhëruar të gjithë deputetët që të anulojnë vizitat jashtë vendit dhe nesër në orën 17:00 të jenë në Kuvend për votimin e raundit të katërt, për zgjedhjen e Presidenti të ri. 

Sot ne Kuvend Ruçi u shpreh se: “Sa për dijeni zoti kryetar ne socialistët i e kemi bërë llogaritë tona, i kemi pasur dhe po të doni i kemi 71 vota edhe pa LSI­në për ta zgjedhur Presidentin. Por unë shpresoj që të mos na detyroni dhe as e marrim përsipër të shkelim përsipër mbi moralin e kësaj force politike sepse PS­ja nuk dëshiron që të zgjedhë me forcën e numrave këtë çështje të rëndësishme për Shqipërinë në pesë vitet e ardhshme”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy