Turi me diasporën/ Rama sot takim me shqiptarët në Selanik

Turi me diasporën/ Rama sot takim me shqiptarët në Selanik

Kryeministri Edi Rama do të mbajë sot tubimin në Selanik, në kuadër të turit me shqiptarët e diasporës. Tubimi i kreut të qeverisë shqiptare do të fillojë në orën 11:00.

Vizita e dytë e kryeministrit Edi Rama në Greqi në turin e tij të takimeve me Diasporën, nuk është mirëpritur nga ultracionalistët grekë.

Përmes një deklaratë zyrtare, partia ultranacionaliste greke, “Fronti Kombëtar” e cilëson kreun e qeverisë shqiptare si një person të padëshirueshëm, ndërsa sjell në vëmendje edhe faktin që kjo mbledhje është miratuar edhe nga Athina zyrtare.

Ndërsa kryeministri Rama përmes rrjeteve sociale njoftoi këtë takim duke the se do të rikthehet me një kënaqësi krejt të posaçme tek shqiptarët e Greqisë, këtë herë në Selanik, ku historia na ka lidhur me njëmijë fije dhe e sotmja na bashkon më shumë se asnjëherë me fqinjët tanë jugorë, si dy popuj europianë që edhe për pak vite do jenë krah për krah në Bashkimin Europian.

Vetëm pak ditë më parë, kreu i qeverisë u takua edhe me diasporën në SHBA ku kërkoi votën për PS dhe investime në atdhe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy